Lidhje

Anëtari i tretë i Kongresit jep dorëheqjen për sjellje të papërshtatshme


Një anëtar i tretë i Kongresit dorëhiqet për shkak të akuzave për sjellje të papërshtatshme dhe ngacmime seksuale. Kongresmeni republikan nga Arizona Trent Franks shpalli dorëheqjen pasi Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Etikën njoftoi se po hapte një hetim për ngacmime të mundshme seksuale ndaj disa anëtareve të stafit në zyrat e Kongresit.

Në një deklaratë që e bëri publike të enjten vonë, zoti Franks pranonte se i kishte vënë në pozitë të vështirë punonjëset e zyrës së tij, duke diskutuar çështje të një natyre gjinekologjike, por mohoi të kishte pasur kontakte fizike me to.

Njoftimi i zotit Franks erdhi disa orë pasi Senatori Al Franken njoftoi se do të jepte dorëheqjen mes debateve në rritje lidhur me akuza për sjellje të papërshtatshme seksuale.

Senatori Franken argumentoi gjithashtu se po përdoreshin standarde të dyfishta ndaj tij, krahasuar me Presidentin Donald Trump dhe kandidatin republikan për senatin amerikan, Roy Moore që është në një garë të ngushtë zgjedhore në shtetin Alabama.

XS
SM
MD
LG