Lidhje

Deputeti Frroku mbetet në qeli


Gjykata e Lartë pranon kërkesën e Prokurorisë. Gjykata e Krimeve të Rënda shpall të pafajshëm, Arben Frrokun, vëllanë e deputetit, i cili akuzohej për vrasjen e Komisarit të policisë Dritan Lamaj në shkurt të vitit 2013

Në Shqipëri, Gjykata e Lartë konfirmoi sot masën e sigurisë arrest me burg për deputetin Mark Frroku, i cili u ndalua një ditë më parë, pasi parlamenti votoi në favor të një kërkese të Prokurorisë, sipas së cilës deputeti akuzohet për një vrasje të ndodhur në vitin 1999 në Belgjikë

Deputeti Frroku u paraqit në gjykatë pak pas mesditës. Seanca për masën e sigurisë zgjati për më shumë se tre orë. Në ndryshim nga një javë më parë, kur pas ndalimit për Cështjen Doshi, ai u la në arrest shtëpie, sot Gjykata e Lartë vendosi se ai duhet të qëndrojë në qeli.

Këtë herë edhe akuzat ndaj tij janë më të rënda. Përvec asaj për vrasje me paramendim në Belgjikë, mbi të rëndojnë dhe dy akuza të tjera për Pastrim parash dhe Refuzim apo fshehje të deklarimit të pasurisë. Avokatët e deputetit Frroku e kundërshtuan me forcë vendimin duke deklaruar se ata do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Po sot, një tjetër gjykatë, ajo e Krimeve të Rënda në Tiranë, deklaroi të pafajshëm Arben Frrokun, vëllain e deputetit. Ai ishte akuzuar për vrasjen e një komisari policie. Pas një procesi që zgjati 13 muaj, prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me burgim të përjetshëm, por gjykata vlerësoi se provat e paraqitura prej saj kishin qenë të pamjaftueshme për të vërtetuar akuzën.

XS
SM
MD
LG