Lidhje

Fyle në Tiranë javën e ardhshme


Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle pritet t’i propozojë qeverisë shqiptare nisjen e një dialogu të nivelit të lartë politik me Komisionin Europian në funksion të përshpejtimit të arritjes së objektivave që Brukseli i ka vendosur Tiranës.

Komisioneri Fyle do të jetë në Tiranë të hënën dhe të martën e ardhshme për të promovuar nismën e tij, të cilën ai e paralajmëroi që kur u publikua raporti i progresit për Shqipërinë. Komisioni i rekomandoi vendeve anëtare dhenien e statusit për Shqipërinë si dhe përcaktoi 5 prioritete që duhen përmbushur në mënyrë që të hapen bisedimet për anëtarësim.

Pikërisht përmbushja e shpejtë e këtyre prioriteteve është dhe synimi i nismës së zotit Fyle, sipas së cilës komisioni ofrohet që ta ndihmojë Shqipërinë përmes përmirësimit të plan veprimit dhe përcaktimin e rrugëve që duhen ndjekur për realizimin në kohë të objektivave.

Lidhur me këtë dialog, qeveria pritet të kërkojë pjesmarrjen si dhe angazhimin konkret edhe të opozitës. Dialogu konstruktiv politik dhe konsensusi për reformat që lidhen me integrimin konsiderohet nga Brukseli si një element kyç në rrugën drejt Bashkimit Europian.
XS
SM
MD
LG