Lidhje

Udhëheqësit e G20 diskutojnë rritjen ekonomike


Krerët e shteteve të grupit të 20 vendeve më të fuqishme ekonomike që po takohen në Brisbane të Australisë, po diskutojnë për planet për të rritur prodhimin e brendshëm bruto të botës, ndërsa Presidenti rus Vladimir Putin po kërcënon që ta lërë takimin në mes për shkak të debateve për rolin e Rusisë në Ukrainë.

Kryemininistri australian Tony Abbott ka sfiduar anëtarët e Grupit të Njëzetëshes, që të hartojnë një plan për të ndihmuar në rritjen e prodhimin global bruto me 2 trilion dollarë, me shpresën për hapjen e miliona vendeve të reja pune për të zgjeruar tregëtinë e lirë.

Gazeta The Australian thotë se ka siguruar një kopje të projekt- komunikatës përfundimtare të takimit, ku udhëheqësit botërorë bien dakord për një plan “gjithëpërfshirës dhe të arsyeshëm”, për t’i zgjeruar ekonomitë më të zhvilluara me 2.1 për qind. Komunikata pritet të bëhet publike nesër.

Ndërkohë zoti Putin, u prit ftohtë dhe me kritika nga udhëheqësit e Australisë, Kanadasë dhe Britanisë lidhur me inkursionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Ndihmësit e tij kanë thënë se ai ka në plan të iki herët nesër, duke shmangur pjesëmarrjen në një drekë zyrtare.

XS
SM
MD
LG