Lidhje

Takimi i G7: Ukraina, Greqia kryesojnë rendin e ditës


Udhëheqësit e shtatë vendeve më të industrializuara, që njihet si Grupi i Shtatëshes, apo G7-ta, u takuan sot në Alpet e Bavarisë për diskutime ku dominuan luftimet në Ukrainë dhe kriza financiare greke.

Është viti i dytë që udhëheqësit takohen pa pjesëmarrjen e Rusisë, e cila është përjashtuar që pas aneksimit të Krimesë, dhe si rezultat Grupi i Tetëshes është tashmë Grupi i Shtatëshes.

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk tha se Bashkimi Evropian dhe udhëheqësit e G7-tës qëndrojnë të palëkundur në mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj kundër separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore.

Grupi i Shtatëshes përfshin Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Britaninë, Francën, Italinë, Kanadanë dhe Japoninë.

XS
SM
MD
LG