Lidhje

Gaitner: Kina duhet të ndërmarrë një numër reformash ekonomike


Gaitner: Kina duhet të ndërmarrë një numër reformash ekonomike
Gaitner: Kina duhet të ndërmarrë një numër reformash ekonomike

Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner thotë se Kina duhet të ndërmarrë një numër reformash ekonomike, përfshi vendosjen e një norme këmbimi më fleksibël dhe të përcaktuar nga tregu.

Gjatë një fjalimi dje para Këshillit të Biznesit Amerikë-Kinë, Sekretari Geithner parashtroi çështjet ekonomike që do të diskutohen gjatë takimeve të nivelit të lartë me zyrtarët kinez javën e ardhshme. Ai tha se huani i fortë do të pakësonte disbalancën tregëtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës dhe do të forconte përpjekjet e Kinës për të ulur inflacionin.

Zoti Geithner pranoi se Kina ka lejuar rritjen e vlerës së huanit me gati 5 përqind përkundrejt dollarit që nga qershori, por ligjvënësit dhe kompanitë amerikane thonë se monedha kineze është gati 40 përqind e nënvlerësuar, duke i bërë mallrat kineze më të lira në tregun botëror.

Zoti Geithner tha gjithashtu se Pekini duhet të ndalë huatë me kosto të ulët për kompanitë shtetërore duke u dhënë atyre avantazh ndaj firmave të tjera.

XS
SM
MD
LG