Lidhje

Luftimet rrezikojnë bisedimet e paqes


Luftime të reja shpërthyen në Gazë të martën, duke vënë në rrezik negociatat izraelito-palestineze për një armëpushim afatgjatë në enklavën mesdhetare.

Avionë luftarakë izraelitë ndërmorën goditje ajrore kundër Hamasit në Gaza pasi tre raketa të lëshuara nga Gaza ranë në jug të Izraelit.

Dhuna sot vjen ndërsa palët po zhvillonin bisedime përmes një pale të tretë në Kajro, në një përpjekje për të zgjatur një ndërprerje të përkohshme luftimesh në një armëpushim afatgjatë.

Por pas zjarrit me raketa, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u tha negociatorëve të tij që të kthehen në vend.

Ushtria izraelite tha se raketat nga Gaza ranë në fusha të hapura pranë Beershebës dhe askush nuk ishte plagosur.

XS
SM
MD
LG