Lidhje

Mbi 37 të vrarë ndërsa vazhdon ofensiva izraelite


Avionët luftarakë izraelitë bombarduan objektiva palestinezë në Gaza, ndërsa militantët e Hamasit hodhën raketa në thellësi në shtetin hebraik.

Ushtria izraelite intensifikoi sulmet në ditën e dytë të një operacioni që ka si synim të frenojë hedhjen e raketave nga Hamasi në Izrael. Por ofensiva ndezi luftimet më të ashpra mes Izraelit dhe Hamasit, që nga beteja tetë ditëshe në fund të vitit 2012.

Zyrtarët palestinezë thonë se të paktën 37 vetë janë vrarë në Gaza këtë javë, përfshirë militantë, gra dhe fëmijë.

Izraeli muk ka njoftuar për vdekje, por sirena paralajmëruese për bombardime nga ajri mund të dëgjoheshin në qendrën e biznesit në Tel Aviv, ndërsa Hamasi hidhte raketa më thellë se kurrë ndonjëherë më parë në Izrael.

Presidenti amerikan Barack Obama shprehet në një opinion botuar sot në gazetën gjermane Die Zeit se “të gjitha palët” duhet të veprojnë me maturi dhe kujdes dhe jo të përpiqen për hakmarrje.

Ai rikonfirmoi mbështetjen amerikane për një zgjidhje që përfshin dy shtete dhe shtoi se “të dyja palët duhet të jenë të gatshme të pranojnë rreqize për paqen”.

XS
SM
MD
LG