Lidhje

Një gazetar polak u dënua për shpifje ndaj presidentit të Bjellorusisë


Një gazetar polak u dënua për shpifje ndaj presidentit të Bjellorusisë
Një gazetar polak u dënua për shpifje ndaj presidentit të Bjellorusisë

Një gazetar polak u dënua për shpifje ndaj presidentit autokrat të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko. Atij iu dha një dënim prej 3 vjetësh burgim me kusht. Dënimi do të rishikohet brenda dy vjetëve.

Ligjet në Bjellorusi nuk ndalojnë kritikat ndaj qeverisë, por gazetari Andrzej Pozobut u arrestua në prill nën akuzat se shpifi ndaj zotit Lukashenko në artikujt e tij për gazetën Wyborcza, duke e quajtur atë diktator. Gazetari tha në gjyq se artikujt e tij përmbanin vetëm kritika ndaj regjimit 17-vjeçar të zotit Lukashenko dhe nuk përbënin fyerje.

Gjyqi përkoi me protesta në rritje kundër udhëheqësit bjellorus për përkeqësimin e të ekonomisë së vendit dhe goditjeve opozitës pas rizgjedhjes së tij të debatueshme dhjetorin e kaluar.

XS
SM
MD
LG