Lidhje

Dashamirët e George Michael kujtojnë idhullin e tyre


Dashamirët e yllit muzikor George Michael, vendosën lule dhe qirinj përpara shtëpisë së idhullit të tyre në zonën e pasur Hamsptead të Londrës.

Michael, i cili u bë një nga pop idhujt e viteve 80 vdiq të dielën në moshën 53 vjeçare. Ai e nisi karrierën me Wham! dhe pastaj e vazhdoi atë me sukses i vetëm.

"Me pikëllim të thellë konfirmojmë se biri, vëllai dhe miku ynë i dashur George ndërroi jetë paqësisht në shtëpi gjatë krishtlindjeve. Familja kërkon të respektohet privatësia e saj në këto momente të rënda e emocionale. Nuk do të ketë komente të tjera në këtë periudhë", tha zëdhënësi i tij.

Këngëtari i hiteve "Faith", “Careless Whisper” dhe “Last Christmas,” ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Oxfordshire të Anglisë.

Nuk janë dhënë hollësi për shkaqet e vdekjes, por Michael në të kaluarën është përballur më një pneumoni të rëndë që e vuri në koma në vitin 2011.

George Michael, i lindur si Georgios Kyriacos Panayiotou në Londër, fillimisht u bë i famshëm me duetin Wham! me partnerin e tij, Andrew Ridgeley.

XS
SM
MD
LG