Lidhje

Makina përplaset me turmën në Gjermani - disa viktima


Policia në qytetin Muenster në Gjermani tha se një makinë është përplasur me turmën duke lënë pas vetes disa të vrarë dhe të plagosur.

Autoritetet kanë bërë thirrje që njerëzit të mos hidhen në spekulime, pasi situata është në zhvillim. Ata gjithashtu po nxisin banorët të shmangin qendrën e qytetit, që ishte skena e ngjarjes.

Megjithëse policia nuk ka nxjerrë numër për viktimat, Ministria e Brendshme tha se të paktën katër vetë kanë gjetur vdekjen, ndërsa rreth 30 të tjerë janë plagosur. Tabloidi gjermane Bild thotë se gjashtë prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë. Policia e ka bllokuar zonën dhe hetuesit kanë filluar të mbledhin provat.

Zëdhënësja e kancelares gjermane Angela Merkel tha se "me mendje jemi pranë viktimave dhe familjeve". Zëdhënësja Ulrike Demmer, shkroi në twitter se ngjarja ishte “një lajm i tmerrshëm".

Kryebashkiaku i Muensterit Markus Lewe tha në komentet për shtyp se i gjithë qyteti mban zi për këtë ngjarje të tmerrshme, duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave si dhe shpresën për shërim të shpejtë të të lënduarve.

Ka njoftime se personi që ngau mjetin ka vrarë veten, megjithëse këto njoftime nuk janë konfirmuar. Incidenti ndodhi në pjesën e vjetër të qytetit që njihet për arkitekturën e shekullit të XIX.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG