Lidhje

Gjermani: Sulm i mundshëm me makinë


Policia në Haidelberg të Gjermanisë, hapi zjarr dhe plagosi rëndë të shtunën një person, pasi ai goditi tre vetë me makinë.

Ai i dha makinës drejt njerëzve në sheshin qendror ndërsa ata po rrinin në një zonë vetëm për këmbësorë. Policia hapi zjarr ndaj personit, për të cilin besohet se ishte i armatosur me një thikë.

Për momentin, policia nuk i ka të qarta motivet e sulmit, port ha se nuk dyshojnë që sulmi të jetë i lidhur me terrorizmin.

Nuk duket që autori të ketë vepruar me njerëz të tjerë, sipas policisë e cila nuk pranoi të konfirmonte disa njoftime të medias, sipas të cilave ai kishte probleme mendore.

Një sulm i ngjashëm ndoodhi në Gjermani dhjetorin e kaluar, kur një terrorist përplasi një kamion në një treg Krishtlindjesh plot me njerëz, duke shkaktuar vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e 50 të tjerëve.

XS
SM
MD
LG