Lidhje

Gjermania arreston një ekstremist islamik


Gjermania ka arrestuar një prej eksremistëve islamikë më të njohur nën akuzat se ai ka mbështetur një grup terrorist të huaj. Prokurorët gjermanë njoftuan sot se kanë arrestuar 35 vjeçarin Sven Lau nën katër akuza për mbështetjen e grupit JAMWA me bazë në Siri. Grupi në fjalë ka lidhje me Shtetin Islamik. I arrestuari Lau, dyshohet se ka rekrutuar luftëtarë për grupin si dhe ka ofruar mbështetje financiare dhe materiale. I konvertuar në fenë islame, Lau mori famë vitin e kaluar kur organizoi një forcë të quajtur “policia sharia” në qytetin gjerman Wuppertal. Pjestarët e kësaj force me xhaketa portokalli patrullonin rrugët në përpjekje për të siguruar zbatimin e ligjit islamik, kundër klubeve të natës, bixhozit dhe muzikës. Një gjykatë në qytetin Wuppertal të enjten e kaluar vendosi të mos ngrejë akuza kundër pjestarëve të grupit, vendim që ngjalli pakënaqësi në mbarë vendin.

XS
SM
MD
LG