Lidhje

Gjermani - Izrael, me një përmendore të përbashkët


Presidentët e Gjermanisë dhe Izraelit morën pjesë sot në përurimin e një përmendoreje për 11 atletët izraelitë dhe një polic gjerman të vrarë 45 vjet më parë gjatë një sulmi nga një grup militant palestinez në Lojrat Olimpike të Mynihut.

Bashkë me Presidentët Frank-Walter Steinmeier dhe Reuven Rivlin në Parkun Olimpik të Mynihut ishin edhe të afërmit e viktimave.

Më 5 shtator 1972, tetë anëtarë të grupit palestinez Shtatori i Zi kaluan gardhin e pambrojtur të fshatit olimpik, hynë në ndërtesën ku qëndronte ekipi izraelit dhe morën peng atletët.

Pesë atletë, gjashtë trajnerë dhe një polic gjerman u vranë në fshatin opimpik ose gjatë përpjekjes së dështuar të shpëtimit.

Personat që sulmuan kërkonin nga Izraeli lirimin e të burgosurve palestinezë dhe të dy ekstremistëve të majtë gjermanë që mbaheshin në burgjet e Gjermanisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG