Lidhje

Frank-Walter Steinmeier, presidenti i ardhshëm i Gjermanisë


Ge
Ge

Ish-Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier u zgjodh sot president i vendit. Zoti Steinmeier, një social-demokrat që ishte Ministër i Jashtëm deri para një muaji, fitoi 931 nga 1 mijë e 260 votat e ligjvënësve dhe përfaqësuesve të 16 landeve të Gjermanisë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e vlerësoi presidentin e ri, duke thënë se e merr detyrën në “kohë të vështira”. Zoti Steinmeier kishte mbështetjen e koalicionit të zonjës Merkel.

Vota presidenciale është ndoshta një nga momentet e fundit të unitetit të koalicionit para zgjedhjeve parlemantare të shtatorit, ku zonja Merkel do të kërkojë një mandat të katërt.

Zoti Steimeier i zë vendin Joachim Gauck-ut, i cili e lë detyrën më 18 mars.

XS
SM
MD
LG