Lidhje

Refugjati sirian vrau veten dhe plagosi 12 veta në Gjermani


Autoritetet gjermane thanë se një migrues sirian u vra të dielën nga shpërthimi i një bombe që kishte me vete afër një festivali të muzikës në qytetin bavarez të Ansbachut afër Nurembergut. Dymbëdhjetë veta u plagosën nga pasojat e shpërthimit.

Autoritetet thanë se shpërthimi ishte "i qëllimshëm" dhe se migruesi kishte provuar të kryej vetëvrasje edhe disa herë të tjera para shpërthimit të së dielës.

Atij i ishte mohuar strehimi vitin e kaluar, por ishte lejuar të qëndrojë në Gjermani përkohësisht.

Shpërthimi bëri që të evakuohen më shumë se 2 mijë persona nga festivali i muzikës.

Më herët të dielën një sirian i armatosur me hanxhar, vrau një grua dhe plagosi dy njerëz të tjerë në qytetin jugperëndimor Reutlingen, afër Shtutgartit.

Të premten nëntë veta u vranë në Munih nga një 18 vjeçar iraniano-gjerman.

XS
SM
MD
LG