Lidhje

Gjermania, paralajmërim për udhëtimin e gjermanëve në Turqi


Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka lëshuar një paralajmërim të ri për shtetasit gjermanë që duan të udhëtojnë në Turqi, duke thënë se ata rrezikojnë të arrestohen në mënyrë arbitrare madje edhe në zonat turistike të vendit. Përforcimi i paralajmërimit për udhëtimet pason arrestimin e 11 gjermanëve nga autoritetet turke. Berlini i ka konsideruar arrestimet si veprime të motivuara politikisht.

Qeveria gjermane thotë se 11 shtetas gjermanët e ndaluar po trajtohen si të burgosur politikë në Turqi, gjë që ka tensionuar më tej marrëdhëniet tashmë të përkeqësuara mes dy vendeve. Të arrestuarit përfshijnë gazetarin turko-gjerman Deniz Yucel, korrespondent i të përditshmes gjermane Die Welt, i cili është paraburgosur pa akuzë për më shumë se 200 ditë.

Megjithëse nuk është i njëjtë me ato të lëshuara për zonat e luftës, paralajmërimi i fundit, i nxitur nga arrestimi i dy gjermanëve në aeroportin e Antalias javën e kaluar, është zgjeruar dukshëm dhe do të ndikojë në koston e sigurimeve të udhëtimit për ata që vizitojnë Turqinë. "Ekziston rreziku i arrestimeve të ngjashme në të gjitha pjesët e Turqisë, duke përfshirë edhe rajonet turistike", thuhet në paralajmërimin e Ministrisë së Jashtme gjermane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG