Në një intervistë me Zërin e Amerikës, deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Gerti Bogdani, tha se menaxhimi nga qeveria i përmbytjeve të tanishme ka qenë i dobëtdhe i pa koordinuar. Zoti Bogdani ishte në Uashington për të marrë pjesë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve, një ngjarje e përvitshme që grumbullon njerëz nga e gjithë bota. Ai u intervistua në studio nga kolegia jonë Ardita Dunellari.