Lidhje

Rikrijimi i betejës së Getisburgut


Kanë kaluar 150 vjet që nga beteja e Getisburgut, një prej më të përgjakshmeve në luftën civile amerikane. Përvjetori zyrtar i kësaj beteje ishte më 1 korrik dhe me rastin e këtij përvjetori ajo u përjetua përsëri. 10 mijë njerëz, si ushtarë të unionit dhe të konfederatës, u mblodhën përsëri në Getisburg për të rikrijuar këtë ngjarrje historike.

Rikrijuesit hapin zjarr në luginën e gjerë, duke filluar kështu festimet e një beteje të rëndësishme të Luftës Civile.

Në këtë qytet të vogël në pjesën jug-qendrore të shtetit të Pensilvanisë, beteja u rikrijua vetëm pak kilometra nga vendi ku ndodhi beteja aktuale në vitin 1863.
Gati 50 mijë njerëz u vranë ose u plagosën gjatë përleshjeve të asaj kohe.

Ndërsa rikrijimi i aleancës blu dhe gri nuk ka numrin e njëjtë të ushtarëve që morën pjesë në betejën origjinale, çdo gjë tjetër po rikrijohet sa më autentike që të jetë e mundur.

Familja Cooper ka marrë pjesë në rikrijime të betejave të luftës civile për 3 vjet. Ata përpiqen të shkojnë në të paktën 10 në vit, por ata nuk kanë marrë pjesë ndonjëherë në rikrijimin e betejës së Getisburgut.

"Kjo është beteja më e madhe e rikrijuar që ne kemi marrë pjesë ndonjëherë. Mund të jetë edhe rekordi. E di që këtu kemi më shumë se 10 mijë pjesëmarrës dhe ky është një numër impresionues".

Për Zachary Cooper, më i vogli mes djemve Cooper, ky rikrijim është për të hera e parë në moshë të lejueshme për të mbajtur armë.

"Secili nga ne vendosim vetë se kur duam të vdesim. Mund të qëndrosh në këmbë për sa kohë që dëshiron, por duhet të tregohesh i kujdesshëm që çdo gjë të duket sa më relae", thotë ai.

Matthew Cooper thotë se rikrijimi është kulmi i shumë kërkimeve rreth luftës civile.

"Është shumë e nevojshme që të bëhen kërkime të shumta për çdo individ në betejë dhe si do të portretizohen ata sepse fillon të vraposh në fushë dhe bën atë që bëjnë të tjerët, ndoshta nuk do të portretizohej ngjarrja ashtu siç ndodhi", thotë ai.

Molly Lynn nuk qëllon me armë, por asaj i pëlqen të vijë në rikrijimin e ngjarjes vetëm për t’i shpëtuar monotonisë së gjërave të përditshme.

"Më pëlqen shumë të jem larg teknologjisë moderne dhe të përjetoj historinë në vend që vetëm të lexoj rreth saj", thotë ajo.

Historia e betejës së Getisburgut tërhoqi edhe disa suedezë.

"Ajo që më pëlqen më shumë është vetë beteja, thotë Tobias Lendstrom, Në Suedi ne kemi vetëm 4 revole, kurse këtu kemi 80 topa, pra do të përjetojmë shpërthime të mëdha".

Henrik Svensson, pjesëmarrës nga Suedia:

"Vitin e kaluar ne diskutuam rreth udhëtimit këtu, në dhjetor bëmë të gjitha rezervimet dhe tani jemi këtu. Para 6 muajsh ne thjeshtë po flisnim rreth kësaj ngjarrjeje, tani ne na përshkojnë shumë ndjenja të forta që jemi në këtë tokë të shenjtë".

Në rikrijimin e një konflikti që vuri përballë njeri tjetrit shtetet skllave të jugut dhe shtetet e lira të veriut, mund të mos presësh të shikosh shumë pjesëmarrës afrikano-amerikanë, por Marvin Greerit i pëlqen të marrë pjesë.

"Në përgjithësi nuk ka shumë pjesëmarrës afrikano-amerikanë në rikrijimin e ngjarjeve historike. Në këtë ngjarrje ne jemi 5 ose 6 dhe ne kryejmë përgjithësisht detyra civile", thotë ai.

Në temeperaturat e larta të korrikut, shumë njerëz do të kërkonin ajër të kondicionuar, por këta pjesëmarrës të veshur me rroba të trasha, vazhdojnë rikrijimin e betejës së Getisburgut.
XS
SM
MD
LG