Lidhje

Giuliani ndryshon qëndrim për lidhjet e ish-zyrtarëve të fushatës Trump me Rusinë


Avokati i presidentit Donald Trump, Rudy Giuliani, tha se ai nuk ka thënë kurrë se nuk ka ekzistuar bashkëpunim mes Rusisë dhe anëtarëve të fushatës presidenciale të zotit Trump në vitin 2016.

Komentet e zotit Giuliani për rrjetin televiziv CNN bien ndesh me qëndrimin e zotit Trump, i cili vazhdimisht ka këmbëngulur se nuk ka patur bashkëpunim gjatë fushatës së tij të suksesshme për Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë vetë zoti Giuliani e ka përshkruar idenë e një marrëveshjeje të fshehtë me Rusinë si “një lajm të rremë".

Zoti Giuliani thotë se edhe nëse dikush nga njerëzit e fushatës ka bërë diçka të gabuar, nuk ekziston asnjë "dëshmi e vetme" që e lidh zotin Trump me hakerimin prej rusëve të emaileve të Partisë Demokrate.

Zoti Giuliani i bëri komentet pasi u pyet rreth publikimit të disa dokumenteve gjyqësore, sipas të cilave ish-kryetari i fushatës së zotit Trump, Paul Manafort, ka ndarë gjatë fushatës të dhëna votimi me një bashkëpunëtor të tij, të cilin autoritetet amerikane e kanë lidhur me shërbimin rus të zbulimit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG