Lidhje

18 të vdekur nga një aksident rrugor në Gjermani


Zyrtarët gjermanë thanë se 18 vetë kanë humbur jetën nga përplasja e një autobusi me një kamion në një autostradë të Bavarisë.

Duke folur nga vendi i ngjarjes, ministri Alexander Dobrindt tha se 30 nga 48 udhëtarët mundën të largohen nga autobusi që mori flakë dhe disa prej tyre janë plagosur rëndë.

Në autobus ndodheshin një numër të moshuarish gjermanë.

Autoritetet thanë se puna për të larguar dhe identifikuar trupat nga autobusi i djegur ishte intensive, por e ngadaltë, për shkak se autobusi ishte dëmtuar shumë nga zjarri që shpërtheu pas përplasjes.

Aksidenti ndodhi rreth orës shtatë të mëngjesit, kur autobusi goditi nga pas një kamion pranë qytetit Mynchberg.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG