Lidhje

Zgjedhjet në Landin e Saksonisë së Poshtme


Opozita e qendrës së majtë në Gjermani fitoi me një rezultat të ngushtë në zgjedhjet rajonale që shihen si provë për kancelaren Angela Merkel tetë muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.

Opozita Socialdemokrate dhe e Gjelbërt fitoi një vend më shumë sesa koalicioni I qendrës së djathtë i zonjës Merkel në zgjedhjet e së djelës në Landin e Saksionisë së Poshtë.

Zonja Merkel e cilësoi “të dhimbshme” humbjen.

Zgjedhjet janë prova e fundit para shtatorit, kur zhvillohen zgjedhjet në Bavari të pasuara nga zgjedhjet kombëtare që do të përcaktojnë në se zonja Merkel do të fitojë një mandat të tretë.
XS
SM
MD
LG