Lidhje

Gjermania feston 25 vjetorin e ribashkimit


Gjermania po feston sot 25 vjetorin e ribashkimit. 3 tetori është festë zyrtare që shënon ditën e ribashkimit të Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore në vitin 1990.

Gjermania e bashkuar ka dalë si një vend udhëheqës dhe fuqi ekonomike evropiane, e cila kryesohet nga dy politikanë të rritur në Gjermaninë Lindore - Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Joachim Gauck.

Zonja Merkel ishte me profesion shkencëtare në Gjermaninë Lindore, ndërsa Presidenti Gauck ishte pastor dhe aktivist pro-demokracisë. Festimet e ditës kombëtare vijnë ndërkohë që vendi përballet me dy nga çështjet më të vështira të kohëve të fundit - ardhjen e një numri rekord emigrantësh dhe skemën globale të mashtrimit me kompaninë Volkswagen.

Zonja Merkel ka thënë se Gjermania do të pranojë deri në 800 mijë emigrantë dhe u ka kërkuar vendeve të tjera evropiane që edhe ato të pranojnë njerëzit që largohen nga lufta dhe varfëria. Kritikët e saj në Gjermani dhe vende të tjera kanë shprehur mosbesim lidhur me integrimin e emigrantëve në shoqërinë evropiane.

XS
SM
MD
LG