Lidhje

Gabriel: BE duhet të jetë me aktive në mbështetje të Ballkanit


German Foreign Minister Sigmar Gabriel
German Foreign Minister Sigmar Gabriel

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, tha sot se Bashkimi Evropian duhej të punojë më shumë në mënyrë që mbështetja e gjerë e BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhet më e dukshme. Zoti Gabriel i bëri komentet në një konferencë për Evropën Juglindore të mbajtur në ambasadën çeke në Berlin.

B.E. dhe Ballkani Perëndimor
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:34 0:00

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel bëri thirrje për hapa konkrete për të shmangur që vendet e Ballkanit Perëndimor të humbasin interesimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian:

"Nuk duhet të ndodhë që në Serbi, për shembull, një pjesë e madhe e popullsisë sipas sondazheve ende beson se Rusia është mbështetësja më e madhe e vendit", tha ministri i jashtëm gjerman.

Zoti Gabriel shtoi se nuk duhet të duket çudi fakti që interesimi në Ballkanin Perëndimor për procesin e anëtarësimit është i kufizuar. Arësyeja, tha ai, është se shumica e njerëzve nuk janë në dijeni të veprimeve të Bashkimit Evropian.

"Kur i hedh një vështrim Ballkanit, rajonin tonë fqinj, që është kaq i rëndësishëm për ne, shqetësohem për disa zhvillime atje. Prandaj jam i bindur se të gjithë ne, veçanërisht vendet e rajonit, duhet të punojnë më shumë për një të ardhme paqësore, të begatë dhe evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe Europën në tërësi,” tha ministri i jashtëm gjerman.

Ai bëri thirrje për më shumë mbështetje ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, që ato të mos largohen nga ideja e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG