Lidhje

Gjermania i konsideron gjenocid vrasjet e armenëve nga turqit


Ligjvënësit gjermanë votuan sot me shumicë dërrmuese për t'i konsideruar si gjenocid vrasjet e armenëve nga turqit osmanë gjatë Luftës së Parë Botërore.

"Rezoluta do të ndikojë seriozisht në marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Turqisë," tha Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan menjëherë pas votimit, gjatë një konference për shtyp në kryeqytetin e Kenias.

Ai shtoi se pas thirrjes së ambasadorit turk për konsultime, qeveria do të diskutojë se çfarë hapash do të ndërmarrë Ankaraja si kundërpërgjigje.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se dy vendet kanë lidhje të gjera miqësore dhe strategjike pavarësisht një "ndryshimi opinionesh mbi një çështje të veçantë."

Gjermania u bashkohet rreth 20 vendeve që i kanë quajtur vrasjet gjenocid.

Historianët vlerësojnë se deri në 1.5 milion armenë janë vrarë nga turqit osmanë midis viteve 1915 dhe 1917 dhe shumë studiues e kanë konsideruar këtë ngjarje si gjenocidi i parë i shekullit të 20-të.

XS
SM
MD
LG