Lidhje

Gjethet përgjatë Skyline Drive


Çdo vjeshtë, një pjesë e autostradës në malet Blu Rixh në Virxhinia tërheq turistët, të cilët vijnë për të admiruar gjethet e vjeshtës. Rruga “Skyline Drive” në parkun kombëtar të Shenandohas përmes parkut ofron pamjet më të bukura për vizitorët.

Ky çift nga Merilendi është duke shijuar ngjyrat e ndryshme nga në një prej gati 75 pika ndalimi përgjatë rrugës “Skyline Drive.” Peizazhi i kujton Sandra Andradesë një paletë piktori.

“Ngjyrat e ndryshme të pemëve, duket sikur çdokush po feston. Sa shumëngjyrëshe!”

Pavarësisht makinave që kalojnë, Bob Bryant e pëlqen qetësinë.

“Çfarë shikon dhe dëgjon është diçka qetësuese dhe mrekullueshme të mos dëgjosh gjë kur jeton në qytet”.

Rojtarja e pyllit Sally Hurlbert thotë se vizitorët vijnë kudo nga Shtetet e Bashkuara dhe nga jashtë.

“Ata vinë nga Kina, India, nga kudo. Afrika e Jugut. Kemi patur njerëz edhe nga Bregu i Fildishtë”.

Mihuie Lee është nga Koreja e Jugut.

“Udhëtimi këtu është shumë qetësues dhe i bukur”.

“Skyline Drive” zgjatet rreth 169 kilometra përmes parkut kombëtar. Nju jorkezja Pardees Goshtasb është e mahnitur nga pamjet e mbresëlënëse.

“Të bën të kuptosh se sa të vegjël jemi në krahasim me gjithçka. Por në të njëjtën kohë, jemi aq të lidhur me gjithë këtë”.

Ajo shpreson që të shohë disa kafshë të egra. Zonja Hulbert thotë se ajo mund të shohë ndonjë dre ose kafshë të tjera ndërsa përgatiten për dimrin.

“Drerët janë shumë të lezetshëm të vërehen gjatë kësaj kohe.
Ngjyrat e tyre përzihen me sfondin dhe ata po humbin gëzofët e tyre verorë dhe po rrisin gëzofët e tyre dimërorë”.

Maja më e lartë e parkut është 1200 metra. Rick Steinberg jeton afër maleve Rocky në Kolorado, të cilat janë shumë më të larta.

“Është pamje mjaft e ndryshme nga malet e Kolorados. Të gjitha ngjyrat, dhe jeshillëku, hijet, thjeshtë peizazhi është shumë ndryshe”.

Ai u çudit të mësonte se malet Blu Rixh janë më të vjetër se vargmalet me lartësi më të madhe. Zonja Hulbert shpjegon se arsyeja është se vargmalet janë rrafshuar me kalimin e kohës.

“Këto male janë rreth 250 milionë vjet të vjetër, dhe kur u formuan në fillim ishin shumë më të lartë se sa janë sot. Disa njerëz krahasojnë madhësinë e tyre të fillimit me Alpet ose Himalajat. Që atëherë, ata janë rrafshuar”.

Ndërsa shumica e gjetheve në lartësitë më të mëdha kanë rënë, por ato në mes kanë ngjyrat më të bukura.

“Vjeshta zgjat më shumë sepse mund ta shohësh në vende të ndryshme në kohëra të ndryshme”.

Nga mesi i nëntorit, thotë ajo, ngjyrat do ta braktisin vendin, po ashtu edhe turistët.
XS
SM
MD
LG