Autoritetet në Shqipëri premtuan mbështetje me projekte të reja për qytetin muze të Gjirokastrës. Ministrja e planifikimit urban Eglantina Gjermeni tha se projektet pritet të përfshijnë edhe mbështetjen e Bankës Botërore për një afat pesëvjeçar. Por në disa qytete turistike në Shqipëri aktiviteti i punëve publike shihet si një kërcënim për sezonin turistik të këtij viti pasi infrastruktura në punime e sipër është mjaft e dëmtuar.