Lidhje

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës shpall fajtor një xhihadist nga Mali


Një xhihadist nga Mali pranoi fajësinë për prishjen e 9 muzeve dhe të një xhamije në qytetin Timbuktu. Ahmed Al Faqi Al Mahdi tha gjatë seancës së sotme në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës se akuzat e prokurorit për sulmet, që çuan në shkatërrimin, ose dëmtimin rëndë të objekteve kultorore, ishin të sakta.

Ai shprehu keqardhje dhe i kërkoi ndjesë banorëve të Malit. Sipas akuzës Al Mahdi ishte anëtar i grupit militant Andar Dine që mori pjesë në pushtimin e qytetit Timbuktu në vitin 2012, koha kur militantët islamikë morën kontrollin e shumicës së rajoneve veriore të Malit.

Militiantët më pas shkatërruan 16 muzetë e qytetit. Ndërtesat u restauruan më pas nga Kombet e Bashkaura pas ndërhyrjes ushtarake të Francës në vitin 2013 në Mali që largoi militantët nga pushteti.

XS
SM
MD
LG