Lidhje

Gjykata e lartë e Francës vendos vazhdimin e gjyqit ndaj Shirakut


Gjykata e lartë e Francës vendos vazhdimin e gjyqit ndaj Shirakut
Gjykata e lartë e Francës vendos vazhdimin e gjyqit ndaj Shirakut

Gjykata e lartë e Francës ka vendosur se gjykimi për korrupsion i ish presidentit Zhak Shirak lidhur me akuzat për shpërdorim të fondeve publike duhet të vazhdojë.

Gjykata vendosi sot kundër një apelimi nga avokatët mbrojtës të presidentit 78 vjeçar. Ata kishin ngritur pikëpyetje për vlefshmërinë e akuzave për shkak të skadimit të afatit. Apelimi çoi në pezullimin e gjykimit në muajin mars.

Zoti Shirak akuzohet për shpërdorim të fondeve publike ndërkohë që shërbente në postin e kryetarit të bashkisë së Parisit ndërmjet viteve 1977 dhe 1995. Sipas akuzave ai përdori fondet për të paguar miqtë dhe aleatët politik për punë që nuk egzistonin. Nëntë bashkëpunëtorë të tij akuzohen se kanë përfituar, sipas akuzës, nga skema.

Zoti Shirak kishte imunitet në postin e presidentit nga viti 1995 deri në vitin 2007. Ai është i pari ish kryetar shteti i Francës që do të dalë para gjykatësit që nga dënimi i Marshall Philip Petain për tradhëti pas Luftës së Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG