Lidhje

Reforma territoriale, nis procesi në Kushtetuese


Gjykata dëgjoi sot pretendimet e palëve. Opozita ka kërkuar shpalljen si antikushtetuese të ndarjes së re

Në Shqipëri gjykata kushtetuese nisi sot shqyrtimin e ankesës së partisë demokratike në opozitë e cila kundërshton si antikushtetuese reformën administrativo-territoriale të miratuar nga parlamenti vetëm me votat e shumicës

Gjykata kushtetuese rrëzoi kërkesën e demokratëve për të pezulluar ligjin dhe vazhdoi seancën me dëgjimin e pretendimeve të palëve. Përfaqësuesit e opozitës u shprehën se reforma shkel kushtetutën në të paktën 5 raste sipas tyre, duke nisur nga miratimi i njëanshëm dhe me procedura të përshpejtuara, deri te moskonsultimi me qytetarët apo heqja e nocionit komunë i cili sic thanë ata është i përcaktuar në Kushtetutë.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e shumicës dhe qeverisë hodhën poshtë pretendimet e opozitës duke kujtuar se kjo e fundit nuk kishte marrë pjesë në proces e duke u shprehur se konsultimet me qytetarët ishin bërë në të gjithë vendin.

Gjykata kushtetuese pritet të dalë më një vendim, por pa njoftuar një datë. Ndërkohë në ditët e ardhshme presidenti Bujar Nishani do të duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve të ardhshme vendore të cilat do të duhen të zhvillohen mbi bazën e ndarjes së re administrative. Sipas reformës, 385 bashki e komuna aktuale, reduktohen në vetëm 61 bashki në të gjithë vendin

XS
SM
MD
LG