Lidhje

GJND hedh poshtë një çështje ku Gjeorgjia akuzon Rusinë për spastrim etnik


GJND hedh poshtë një çështje ku Gjeorgjia akuzon Rusinë për spastrim etnik
GJND hedh poshtë një çështje ku Gjeorgjia akuzon Rusinë për spastrim etnik

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka hedhur poshtë një çështje ku Gjeorgjia akuzon Rusinë për spastrim etnik.

Gjykata njoftoi sot se nuk ka juridiksion për të vendosur mbi çështjen pasi Rusia dhe Gjeorgjia nuk ishin përpjekur që të negociojnë një marrëveshje mes tyre para se ta dërgonin çështjen në gjykatë.

Çështja është rezultat i një mosmarrjeshje të gjatë mbi provincat rebele të Gjeorgjisë që çuan në luftën pesë ditore në vitin 2008. Gjeorgjia thotë se pas arritjes së një armëpushimi dhe tërheqjes të trupave të saj nga luftimet, zyrtarët rusë dhe pjestarë të milicisë seperatiste vazhduan operacionet në rajon.

Gjeorgjia fajson Rusinë për vrasjen e qindra civilëve gjeorgjian, shkatërrimin masiv të pronave dhe zhvendosjen e një numri të madhe gjeorgjianësh etnik nga Osetia Jugore dhe Abkazia.

XS
SM
MD
LG