Lidhje

BE gjobit kompaninë Google për monopol në treg


Rregullatori i Bashkimit Europian për antitrustin gjobiti të mërkurën kompaninë Google me një shifër rekord prej 5 miliardë dollarësh për shfrytëzim të paligjshëm të pozicionit të fuqishëm në sistemin e Adroid-ëve.

Enti rregullator doli në përfundimin se Google, sistemi Android i së cilit funksionon në më shumë se 80 për qind të telefonave inteligjentë të botës, ka keqpërdorur pozitën e tij dominuese, për të promovuar aplikacionet dhe shërbimet e veta, veçanërisht mekanizmat e tij të kërkimit.

Gjoba llogaritet në pak më shumë se dy javë të ardhura që siguron kompania mëmë e Google-it, Alphabet Inc., por mund të përshkallëzohet në një luftë tregtare mes BE-së dhe SHBA-së. Drejtuesja e antitrustit evropian Margrethe Vestager, mohoi që vendimi të ishte pasojë e prirjeve paragjykuese anti-amerikane.

Rregullatori urdhëroi Google-n që të ndalojë praktikat e paligjshme brenda 90 ditëve ose të përballet me të tjera ndëshkime. Google njoftoi se do ta apelojë vendimin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG