Lidhje

Punonjësit e Google në Azi, protestë për ngacmimet seksuale


Qindra punonjës firmës Google Azi ndërprenë punën enjten si pjesë e një proteste mbarë botën rreth mënyrës se si kompania i ka trajtuar rastet e ngacmimit seksual si dhe kulturës vendin e punës.

Qindra punëtorë dhe punonjës jashtëm me kontratë kompanisë, shumica prej tyre gra, pritet ndërpresin punën edhe dhjetra zyra kompanisë mbarë botën.

Protestat janë treguesi më i fundit i pakënaqësive të punonjësve, që u përshkallëzuan javën e kaluar pasi gazeta New York Times njoftoi se gjiganti i internetit u ka paguar miliona dollarë drejtuesve meshkuj kur janë larguar nga puna, të akuzuar për ngacmime, por pa u publikuar shkeljet që kanë kryer.

Në artikullin e gazetës thuhej ndër të tjera se Google i ka paguar 90 milionë dollarë në vitin 2014 nënpresidentit të atëhershëm Andy Rubin, i akuzuar për ngacmime seksuale. Zoti Rubin i mohoi akuzat në artikull, të cilat kompania nuk i kundërshtoi.

Organizatorët e protestave kërkuan të mërkurën në mbrëmje që kompania mëmë e Google-t, Alfabet, të vendosë një përfaqësues të punonjësve në bordin e drejtorëve të tij si dhe të bëjë publike brenda kompanisë, informacione që lidhen me pagat, në mënyrë që të parandalohen rastet e diskriminimit për shkak të racës dhe gjinisë. Punonjësit i kërkuan gjithashtu kompanisë të rishikojë praktikat e burimeve njerëzore për të bërë që procesi i paraqitjes së pretendimeve për ngacmime, të jetë më i paanshëm.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Google, Sundar Pichai, tha se "punonjësit kanë hedhur ide dobiprurëse për të cilat kompania do të marrë masa".

Pakënaqësitë mes 94 mijë punonjësve të Alphabet-it dhe dhjetëra mijëra punonjësve të jashtëm me kontratë të saj, nuk kanë ndikuar negativisht në çmimin e aksioneve të kompanisë. Por sipas punonjësve, Alphabet-i pritet të ketë probleme me rekrutimin apo dhe mbajtjen e punonjësve në punë, nëse nuk merren masat e duhura për zgjidhjen e problemeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG