Lidhje

Google goditet përsëri me padi gjyqësore


(FILES) This file illustration photo taken on February 18, 2019 shows the US multinational technology and Internet-related services company Google logo displayed on a tablet in Paris. - Google's cloud-hosted email service suffered a "significant"…

Një grup prokurorësh të përgjithshëm të shteteve amerikane përfshirë Koloradon dhe 34 të tjera, paraqitën të enjten një padi antitrust kundër firmës Google, pjesë e kompanisë Alphabet Inc, ankesa e tretë ligjore kundër saj e paraqitur gjatë muajve të fundit.

Shtetet kërkojnë që padia e tyre t’i bashkohet një ankese të ngritur nga Departamenti i Drejtësisë në tetor, sipas një deklarate të bërë nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Kolorados.

Padia përqendrohet tek biznesi i kërkimit dhe reklamave që lidhen me të, si dhe në atë që paditësit e quajnë përpjekje të firmës Google për të dominuar edhe në disa nga teknologjitë më të reja si altoparlantët inteligjentë, televizorët dhe makinat inteligjente.

"Google po pengon konkurrentët në tregun e pajisjeve të zërit të arrijnë tek konsumatorët përmes makinave të lidhura në rrjet, të cilat do të jenë me rëndësi në të ardhmen e afërt, për njerëzit që do të hyjnë në internet nga automjeti i tyre" tha Prokurori i Përgjithshëm i Ajouas, Tom Miller.

Paditësit e akuzojnë gjigantin me vlerë prej 1 trilion dollarësh për veprime të paligjshme që sipas tyre synojnë të ruajnë pozicionin e saj dominues në kërkimin dhe reklamimin në internet. Të mërkurën, një grup prokurorësh të përgjithshëm republikanë të udhëhequr nga Teksasi, paraqiti një padi të veçantë gjyqësore të përqendruar tek dominimi i firmës Google në reklamat dixhitale.

Këto procese gjyqësore, që u shtohen dy të tjerave të ngritura kundër gjigandit të mediave sociale Facebook këtë muaj, pritet të jenë çështjet më të mëdha antitrust në një gjeneratë, po aq sa procesi gjyqësor kundër firmës Microsoft, të ngritur në vitin 1998. Padia e atij viti mendohet se i hapi rrugën rritjes së shpejtë të Internetit.

Paditë shënojnë një moment të rrallë marrëveshjeje midis demokratëve dhe administratës Trump, kritikat e së cilës duket se përqendrohen më pak në shqetësimet antitrust se sa në pretendimet se këto platforma po mbytin zërat konservatorë. Demokratët e të gjithë spektrit e kanë vlerësuar padinë e qeverisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG