Lidhje

Dron për të dërguar drogë dhe celularë në burgun grek


Katër shqiptarë dhe dy grekë u arrestuan nga policia greke mesditën e së premtes ndërsa përpiqeshin të fusnin tme Dron celularë dhe drogë në Qendrën e Paraburgimit në Larisa.
Sipas burimeve zyrtare greke katër shqiptarë që ndodheshin në burgun e Larisës, të moshës 36, 24, 33 dhe 26, vjec u arrestuan ndërsa së bashku me ta edhe dy grekë ,një 19 vjeçar dhe një 24 vjeçar.
Sipas hetimeve paraprake grupi kriminal kishte planifikuar futjen e drogës dhe telefonave celularë me qëllim rishitjen e tyre në burg dhe për këtë kishte bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që nga sigurimi i një Droni dhe deri tek materialet ndihmëse.
Të arrestuarit jashtë burgut, 24 vjeçari dhe 19 vjeçari grek, sipas policisë greke mbanin një pajisje fluturues pa pilot dhe të enjten pasdite janë identifikuar duke të lëvizur me makinë në afërsi të godinës së Paraburgimit të Larisës.
Pas bllokimit të tyre ka nisur edhe operacioni policor ku janë sekuestruar krahas Dronit edhe sasi të heroinës, marijuanës si dhe 10 celularë dhe pajisjet e tjera për futjen në paraburgim të materialeve.
Policia greke tha se mes materialeve ishte dhe një sasi e vogël parash. Sipas policisë greke grupi kriminal llogaritej të nxirrte shumën e 150.000 eurove fitim nga ky aktivitet duke ua rishitur drogën dhe telefonat të burgosurve të tjerë.
Ndërkaq, Policia greke e Janinës bllokoi disa dhjetëra kilogramë marijuanë me prejardhje nga Shqipëria, mes së cilës edhe sasi të vogla heroine.
Policia greke tha se ky është rasti i parë ku trafikantët shqiptarë të marijuanës përfshijnë në ngarkesat e narkotikëve që transportojnë përmes kufirit të gjelbër të të dy vendeve edhe lloje të forta të drogës.
XS
SM
MD
LG