Njerëz të maskuar kanë hapur zjarr sot në Athinë, ndaj ndërtesës së partisë Demokracia e Re. Sipas policisë nuk ka patur të lënduar, por politikanët grekë e dënuan sulmin, duke e quajtur akt kundër demokracisë e paqes sociale në vend.
Sipas zëdhënësit të qeverisë greke, një prej plumbave ka goditur zyrën ku përkohësisht punon kryeministri Antonis Samaras. Policia rrethoi zonën e quajtur Singru Avenu, në Athinë ku ndodhet edhe ndërtesa e Partisë Demokracia e Re. Sipas zëdhënësit një njeri i maskuar ka hapur zjarr me armë automatike drejt ndërtesës. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë deri tani për këtë sulm.
Ndërsa policia greke po punon për zbardhjen e ngjarjes, parlamenti grek mes debatesh të ashpra diskutoi sot një ligj të paraqitur nga ministria e financave. Por sulmi ndaj godinës së Partisë Demokracia e Re ishte pjesë e reagimeve të deputetëve.
Përfaqësuesi i kësaj partie në parlament Makis Voridis tha:
"Partia Demokracia e re do të vazhdojë rrugën e saj për të kontribuar për demokracinë. Dua të deklaroj se asnjë akt terrorist nuk na tremb, dhe se ne do të vazhdojmë përpjekjet për të vendosur ligjin dhe rregullin dhe për t’u përballur me shkelësit e ligjit që janë toleruar për shumë vite”.
Deputeti i partisë socialiste, PASOK, Michalis Chrysohoidis tha:
“Duhet të shqetësohemi që jemi i vetmi vend në Europë që përjetojmë gjëra të tilla. Natyrisht që demokracia gjithmon triumfon, por ndërkohë po humbasim jetë njerëzish. Aftësia e vendit për të zhvilluar e tërhequr investimet, që janë zemra e ekonomisë sonë, është dëmtuar së bashku me paqen sociale”.
Partia Demokracia e Re kryeson koalicionin qeverisës tre partiak në Greqi. Vendi përballet me përpjekjet e vështira për rimëkëmbjen ekonomike, uljen e borxhit publik dhe deficitin e lartë, përmes shkurtimeve të mëdha në shpenzime dhe rritjen e taksave.