Lidhje

Selanik: Çaktivizohet një bombë nga Lufta e Dytë Botërore


Mbi 70 mijë grekë evakuuan të dielën shtëpitë e tyre në Selanik, qyteti i dytë më i madh në vend, që t’u jepnin mundësi ekspertëve të çaktivizonin një bombë të Luftës së Dytë Botërore.

Bomba që përmbante 250 kilogramë eksplozivë, u zbulua pesë metra nën tokë, ndërsa bëheshin gërmime pune në një stacion gazi, javën e kaluar.

Policia shkoi shtëpi më shtëpi që t’u kujtonte banoreve në një rreze prej dy kilometrash që të dilnin nga shtëpitë e tyre.

Refugjatë dhe imigrantë, të vendosur në një fabrikë të braktisur pranë vendit ku u çaktivizua bomba, u evakuuan dhe u dërguan për një vizitë në një muze në Selanik.

Ushtria arriti ta çaktivizonte dhe ta zhvendoste me sukses bombën.

Media greke thotë se bomba ishte lëshuar hedhur nga një avion britanik gjatë goditjeve ajrore ndaj stacionit hekurudhor dhe portit të qytetit në vitin 1943.

XS
SM
MD
LG