Lidhje

Greqi: Ndryshime të pritshme në Kabinetin qeveritar


Kryeministri grek Alexis Tsipras pritet gjerësisht që të bëjë ndryshime në kabinetin e tij në ditët e ardhshme tani që Greqia siguroi një rritje të financimit të emergjencës nga Banka Qendrore Evropiane.

Lehtësimi nga kreditorët evropianë pasoi një votim të ligjvënësve grekë që miratuan masa të reja të rrepta reformash që përfshinin rritje taksash dhe shkurtim pensionesh.

Vota shkaktoi revolta nga disa anëtarë të partisë së vetë zotit Tsipras, si edhe protesta nga qytetarët grekë që thonë se vendi është mbingarkuar nga masat e mëparshme shtrënguese.

Athina thotë se fondet e reja evropiane do të bëjnë të mundur rihapjen e bankave që janë të mbyllur që janë mbyllur që nga fundi i qershorit.

Grekët mund të tërheqin vetëm 60 Euro në ditë nga bankomatet.


XS
SM
MD
LG