Lidhje

Greqi: Qeveria paraqet masat e reja ekonomike


Ministri grek i Financave paraqiti sot në Parlament masat e reja ekonomike, si dhe po takohet me kreditorët, në përpjekje për të siguruar këstin e ri të ndihmave, të nevojshme për vendin.

Ministri Janis Stur-naras i paraqiti sot shkurtimet krahas me buxhetin e ri për vitin 2013. Ai po takohet gjithashtu me zyrtarë të FMN-së, Bankës Qendrore Evropiane dhe të Bashkimit Evropian, që duhet të nënshkruajë shkurtimet prej 17 miliardë dollarësh para dhënies së huave të shpëtimit për Greqinë.

Ndërkohë, BE ka publikuar statistikat e reja të punësimit, që tregojnë se niveli i papunësisë në Greqi është rritur më tepër se në çdo vend evropian. Të dhënat e reja tregojnë se papunësia ka pllakosur kontinentin. Në Bashkimin Evropian ka 25 milionë të papunë.
XS
SM
MD
LG