Lidhje

Përmbytjet e mëdha në Greqi shkaktojnë viktima


Banorët e disa qyteteve në Greqi vazhdojnë përpjekjet për të rimarrë veten prej përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që vranë së paku 15 vetë në perëndim të Athinës, duke shkaktuar dëmtime të rënda në infrastrukturë.

Kryebashkiakët e qyteteve Mandras, Nea Peramos dhe Megaras, i përshkruan përmbytjet e së mërkurës si më të rëndat në 20 vite.

Kryeministri i Greqisë shpalli një ditë zie kombëtare për viktimat. Ai shprehu mbështetjen e tij për familjet e tyre dhe të zhvendosur nga përmbytjet.

Pritet që ditët në vazhdim të sjellin shira të rrëmbyeshëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG