Lidhje

Greqia: Gjermania nuk i ka paguar dëmshpërblimet e luftës


Parlamenti grek do votojë të mërkurën nëse Athina duhet të vazhdojë të kërkojë miliarda euro dëmshpërblime që qeveritë e njëpasnjëshme kanë thënë se Gjermania duhet t’i paguajë për pushtimin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Votimi në parlamentin me 300 vende do të shënojë aktin e parë zyrtar nga ligjvënësit mbi këtë çështje, e cila u rishfaq pasi Greqia u zhyt në një krizë borxhi një dekadë më parë.

Vitin e kaluar Greqia filloi të dalë nga kriza. Shumë grekë fajësuan kreditorin e tyre më të madh, Gjermaninë, për shkurtime të dhimbshme për të paguar kreditë e shpëtimit të cilat grekët mendojnë se cenuan sovranitetin e vendit.

Parlamenti grek vlerëson se dëmi i shkaktuar nga pushtimi nazist arrin në rreth 304 miliard dollarë.

Gjermania në të kaluarën ka kërkuar falje për krimet e periudhës naziste, por nuk ka qenë e gatshme të diskutojë për dëmshpërblimet. Ajo ka mohuar se i ka ndonjë borxh Greqisë pasi i ka paguar Athinës si

dëmshpërblim shumën prej 115 milionë markash në vitin 1960 dhe e konsideron çështjen të mbyllur ligjërisht dhe politikisht.

Gjermania e pushtoi Greqinë në maj të vitit 1941.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG