Lidhje

Greqi, qeveria fiton votëbesimin


Në Greqi, qeveria e koalicionit fitoi sot votëbesimin, që ishte kërkuar nga opozita e majtë, megjithatë humbi një vend në shumicën parlamentare.

Deputetja socialiste Theodora Tzakri u përzu nga partia, pasi nuk pranoi të mbështeste sot qeverinë e kryeministrit konservator Antonis Samaras, në votimin e sotëm.

Numri i deputetëve që mbështetën zotin Samaras ra në 154, vetëm tre më shumë se minimumi i nevojshëm për votëbesim, pasi deputetja Tzakri u shpall deputete e pavarur.

Ish-zëvendës ministrja e brendshme Tzakri, kishte akuzuar qeverinë se po përpiqej të ndërmerrte masa të mëtejshme shtrënguese ekonomike.
XS
SM
MD
LG