Lidhje

Greqia me qeveri të re, reagojnë qytetarët


Greqia ka tani një qeveri të re, ndërkohë që po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme muajin tjetër. Ish-kryeministri Tsipras dha dorëheqjen javën e kaluar pas një rebelimi në partinë e tij, kundër pranimit të masave të tjera shtrënguese financiare. Sipas sondazheve, partia e tij Syriza do të fitojë sërish zgjedhjet, por nuk do të ketë shumicën e duhur për të qeverisur.

Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Vassiliki Thanouvas, u betua dje si kryeministrja e parë grua e Greqisë.

Zonja Thanouvas dhe kabineti i saj do të drejtojnë të paktën deri në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme më 20 shtator.

Disa besojnë se këto zgjedhje nuk do ta ndihmojnë ekonominë e dobët të vendit:

“Ndjehem keq pasi këto zgjedhje do të na kthejnë prapa. Kjo është koha për reforma dhe për stabilizim të ekonomisë. Çdo gjë tjetër është vetëm vonesë pa asnjë përfitim.”

“Nuk duhej të shkonim në zgjedhje, por meqë po ndodh, atëherë le të mbarojmë punë. Është normale.”

Disa mendojnë se ndryshimet e mëdha pas një beteje përçarëse në lidhje me masat shtrënguese po e dëmtojnë vendin.

Dhe tashmë dorëheqja surprizë e zotit Tsipras pas vetëm shtatë muajsh në detyrë, i lë sërish votuesit në kërkim të një udhëheqësi të ri për vendin e tyre me probleme financiare.

XS
SM
MD
LG