Lidhje

Protesta për emigracionin në ishujt grekë


Situata vazhdoi e tensionuar sot në ishullin grek Lesbos, një ditë pasi policia përdori gaz lotsjellës dhe bomba tymuese ndaj protestuesve të zemëruar me politikat e qeverisë për refugjatët. Irritimi i tyre u shfaq haptazi pas vizitës në ishull të Kryeministrit Alexis Tsipras.

Marshuesit u përpoqën mbrëmë të përmbysnin një autobuz të policisë, përpara se të largoheshin nga forcat e policisë.

Grekët që banojnë në këtë ishull dhe katër ishuj të tjerë fqinjë, janë të zemëruar nga marrëveshja e arritur në vitin 2016 mes Greqisë, Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

Marrëveshja u lejon emigrantëve që mbërrijnë në BE nga Turqia, të strehohen në ishujt grekë derisa të deportohen sërish drejt Turqisë, në rast se nuk bëjnë kërkesë për azil në Greqi.

“Ndërsa njerëzit vinin, qeveria duhet të bënte diçka; t’i vendoste diku. Thanë fillimisht se dy ishin dy mijë, pastaj tre mijë dhe e kaluan. Mbërrijnë çdo ditë autobuza plot. Vjet në këtë periudhë patëm 18 mijë vetë dhe do të ndodhë e njëjta gjë. Fushat po mbushen, kanë filluar të ndezin zjarre. Çfarë t’ju them më...”, thotë Ioannis Vachxevanis, banor në fshatin Moria.

Në pesë ishujt tashmë gjenden rreth 15 mijë refugjatë dhe sasia e aplikimeve të prapambetura për azil vazhdon të jetë e madhe.

Kryeministri Tsipras doli në mbrojtje të marrëveshjes me BE-në dhe Turqinë, duke thënë se gjërat ishin shumë më keq përpara arritjes së marrëveshjes dhe se qeveria e tij po punon për të përpunuar më shpejt aplikimet e prapambetura.

Autoritetet thonë se mund të duhen disa muaj për këtë proces dhe se nevojiten më shumë personel dhe strehim

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG