Lidhje

Refugjatët e bllokuar në Idonmeni shkojnë drejt Athinës


Siç njofton agjencia e lajmeve Associated Press, disa qindra emigrantë dhe refugjatë të bllokuar në Greqi kanë filluar të ikin nga kampi Idomeni, dhe po shkojnë drejt Athinës me autobusë.

Një grup i përbërë kryesisht nga iranianë dhe afganë, mes 200 dhe 300 personave, blenë sot bileta nga 25 euro për të shkuar në Athinë, qindra kilometra më në jug.

Shiu i madh e ka shtuar mjerimin e njerëzve në kamp, numri i të cilëve arrin në rreth 14,000, shumë më tepër se sa kapaciteti i lejuar.

Ndërkohë, përpjekjet për të frenuar rrjedhën e emigrantëve nuk kanë patur shumë efekt. Deri sot në mesditë, më shumë se 1600 emigrantë kishin arritur në ishullin grek Lesbos, sipas autoriteteve lokale.

XS
SM
MD
LG