Lidhje

Problemet e sistemit kompjuterik bllokojnë kufirin Shqipëri-Greqi


Policia kufitare greke, që prej mbrëmjes së djeshme, ka bllokuar kalimin e shtetasve shqiptarë në Greqi. Sipas autoriteteve greke sistemi kompjuterik ka shfaqur probleme teknike deri në bllokimin e plotë të tij dhe është bërë shkak për bllokimin e kufirit.

Autoritete greke njoftuan palën shqiptare se sistemi kompjuterik është bllokuar për shkaqe teknike jo vetëm në kufirin me Shqipërinë, por edhe me shtetet e tjera si Maqedoninë, Turqinë dhe Bullgarinë. Për këtë arsye, sipas palës greke shtetasit që nuk kanë dokument udhëtimi të një vendi të BE-së e kanë të pamundur të kalojnë drejt Greqisë deri në rregullimin e difektit në sistem.

Në anën shqiptare të Pikës së Kakavijës janë krijuar sot rradhë të gjata të qytetarëve të cilët nuk janë njoftuar më parë për bllokimin e pritshëm. Policia kufitare shqiptare tha se ka mbajtur kontakt të pandërprerë me policinë greke, ku është marrë përgjigje sipas saj se po punohet nga pala greke për rregullimin sa më të shpejtë të sistemit. Policia kufitare shqiptare u bëri thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve që të mos dynden në pikat e kalimit me Greqine duke krijuar rradhë të gjata në kufi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG