Lidhje

Policia greke, raporte për drogën


Policia greke njoftoi përmasat e trafikimit të lëndëve narkotike për vitin e kaluar, ku në zonat fqinje me Shqipërinë shihet aktiviteti më i shtuar kriminal. Sipas të dhënave policore gjatë vitit 2014 policia greke bllokoi në gjithë territorin e vendit rreth 19.600 kilogramë marijuanë ku rreth 50% e kësaj sasie është sekuestruar në Rajonin e Epirit, fqinj me Shqipërinë.

Policia greke flet për një rritje në përmasa të mëdha të trafikut të heroinës, sasitë e së cilës janë bllokuar kryesisht në zonë e Atikës dhe Epirit . Vetëm gjatë vitit 2014 policia bllokoi rreth 2.528 kilogramë heroinë në këto dy rajone trafik që sipas vetë polcisë ka shënuar rritje të konsiderueshme.

Policia greke vëren se gjysmën e dytë të vitit 2014 pati një ulje të trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria për shkak të goditjes së vatrave të kultivimti dhe trafikimit në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, fqinj me zonat verirore greke.Kjo ulje ,sipas policisë greke në Rajonin e Epirit është në rreth 71% të sasisë së trafikuar të marijuanës.

Ndërkaq, policia greke gjatë vitit 2015 po gjen raste të shtuara të kultivimit të marijuanës në zonat afër kufirit me Shqipërinë. Kjo dukuri e shfaqur këtë vit shënon kultivim të marijuanës në brezin kufitar të Greqisë me Shqipërinë nga shetas si të dyshuar shqiptarë dhe kultivim të marijuanës nga shetas greke në zonat më në thellësi të territorit grek.

Policia thotë se ka arritur të zbulojë disa vatra të mbjella me marijuanë në zonën e kufirit tokësor me Sarandën, Gjirokastrën dhe Korçën, ku shtetas si të dyshuar nga Shqipëria kanë depërtuar brenda kufirit grek dhe kanë ushtruar këtë aktivitet.

Dy ditë më parë policia greke bllokoi një shtetas greke në zonën bujqësore të Eleuzës, në afërsi të Janinës (rreth 80 km nga qyteti i Gjirokastrës) të cilit iu gjetën të mbjella në një serë bimë marijuana.

Policia greke tha se sekuestroi edhe një sasi farash marijaune për mbjellje dhe një sasi lënde narkotike të presuar. Sipas analistëve kriza ekonomike në rajonet ndërkufitare shqiptare dhe greke që po shoqërohet me papunësi të lartë po i bën fermerët të priren drejt këtyre aktiviteteve kriminale. Kultivimi i shtuar vijon tu japë përmasa rrjeteve të trafikantëve që prej vitesh vepronin në këto zona herë me trafikun e marijuanës,herë me trafikun e refugjatëve dhe herë me kontrabandimin e makinave luksoze të vjedhura në vendet perëndimore.

XS
SM
MD
LG