Lidhje

Bisedimet e BE-së me Greqinë


Udhëheqësit evropianë dhe drejtuesit e institucioneve të Bashkimit Evropian u takuan sot në Bruksel në ditën e dytë të takimit të nivelit të lartë. Në diskutimet e sotme përfshiheshin një numër çështjesh, përfshi programin bërthamor të Iranit. Bisedimet e gjata dje u përqëndruan në reformën e ekonomisë greke.

Drejtuesit e Bashkimit Evropian i bënë presion kryeministrit grek të shpejtojë planet për të përmirësuar bilancin e vendit të tij, në një takim që zgjati deri në orët e para të së premtes.

Drejtuesit e BE-së janë të nervozuar me ritmin që kryeministri grek Alexis Tsipras po zbaton lidhur me marrëveshjen e 20 shkurtit për të shtyrë reformat në këmbim të ndihmës ndaj Greqisë.

"Megjithatë, përsëri qeveria greke do të mbajë përgjegjësi të plotë për reformat dhe në ditët e ardhshme do të na dërgojë një listë, të cilat më pas do të përbëjnë një listë të plotë e reformave konkrete. Ne edhe një herë u angazhuam për këtë proces të shqyrtimit që do të thotë se bisedimet politike nga ana e institucioneve do të zhvillohen në Bruksel dhe misionet fakt-mbledhëse do të vazhdojnë në Athinë".

Duke vazhduar takimin në orët e vona të natës me 6 zyrtarë të lartë të BE-së, kryeministri Tsipras tha se ndjehet më optimist rreth asaj që e quajti një marrëveshje të re për Greqinë.

"Jemi më optimistë pas këtyre bisedimeve. Mendoj se të gjitha palët konfirmuan qëllimin e tyre se do të përpiqen të bëjnë më të mirën për të kapërcyer sa më shpejt vështirësitë e ekonomisë greke".

Mes udhëheqësve në takimin tre orësh ishte edhe presidenti francez François Hollande dhe presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk.

Udhëheqësit evropianë po bëhen gjithnjë e më të paduruar ndaj asaj që shihet si zvarritje nga ana e qeverisë Tsipras për reforma.

Greqia ra dakord një muaj më parë të shpejtonte reformat në këmbim të ndihmës së BE-së për t’i shpëtuar falimentimit, por ka vonuar marrjen e masave për arritjen e këtij objektivi.

XS
SM
MD
LG