Lidhje

Greqi, greva e taksistëve shkakton bllokime masive


Greqi, greva e taksistëve shkakton bllokime masive
Greqi, greva e taksistëve shkakton bllokime masive

Turistët në kryeqytetin e Greqisë, Athinë dhe në qytetin port të Pireut po hasin në probleme të shumta, si rezultat i grevës masive të shoferëve të taksive. Greva u organizua si protestë ndaj ligjit që lehtëson marrjen e liçencave për taksitë.

Trafiku në disa nga rrugët më të ngarkuara të Athinës u bllokua sot plotësisht. Ndërkohë në Pire, turistët që mbërrinin me tragete dhe kroçere turistike mbetën të bllokuar në port, pa mundësi për të lëvizur me taksi.

Shoferët janë të revoltuar nga reformat qeveritare që e lehtësojnë blerjen e një liçence për këtë biznes. Para ligjit të ri, shoferët e blinin liçencën nga njëri-tjetri, pasi ishte e vështirë tp nxirrnin të re. Që pas 2 korrikut, lehtësimet e procedurave lejojnë konkurencë më të madhe në këtë sektor.

XS
SM
MD
LG