Lidhje

Greqi: Grevë kundër mbylljes së ERT-të


Transporti i autobuzëve dhe trenave është pezulluar sot në Greqi. Kjo ndodh në kuadrin e një greve të përgjithshme 24-orëshe të organizuar nga sindikatat, si protestë ndaj vendimit të qeverisë për të mbyllur transmetuesin shtetëror ERT.

Stacioni u mbyll në kuadrin e masave shtrënguese, një kusht që i është vendosur Greqisë për të marrë ndihmat ndërkombëtare. Sindikata e gazetarëve bëri thirrje që greva e anëtarëve të vet të vazhdojë deri në rihapjen stacionit ERT, që u mbyll dje.

Greqia thotë se kjo masë është e përkohëshme, para se transmetuesi të rihapet, por në një format me shkurtime. Rreth 2 mijë e 500 punonjës humbën e vendet e punës nga mbyllja e ERT-së. Nuk dihet data se kur do të hapet përsëri stacioni.
XS
SM
MD
LG